×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Bastisja në Ministri të Bujqësisë, menaxheri i kontratës për objektin e AAK-së u shoqërua për deklaratë në Polici

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 14:44

    Një ditë pas raportimit se Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, kishte paguar 66 mijë euro për largimin e disa mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja, Krimet Ekonomike kanë zbarkuar të enjten pranë këtij institucioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Njësiti i Krimeve Ekonomike kryen bastisje gjatë ditës në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Zyrën e Prokurimit.

    Nga kjo bastisje, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burimet e saj, se Bedri Dobra, menaxher i kontratës për largimin e këtyre mobilieve, është shoqëruar për deklaratë në Polici.

    Bedri Dobrës, i cili mban pozitën e U.D. Shef i Divizionit për Përkrahje Direkte, Politika Tregtare dhe Tregje në Ministrinë e Bujqësisë, Gazeta Online Reporteri.net nga po të njëjtat burime merr vesh se Krimet Ekonomia ia kanë sekuestruar edhe kompjuterin e tij.

    Dobra, i cili sot u shoqëruar në Polici, në fund të vitit 2024, ishte vlerësuar si “Punëtori i Vitit” nga Ministri i tij, Faton Peci.

    “Profesionalizmi, përkushtimi, vullneti, dëshira dhe gatishmëria për të gjetur zgjidhje; e karakterizojnë një zyrtar si Bedriu”, thuhej më 31 dhjetor 2024, në një postim të Ministrisë së Bujqësisë, ku në foto shfaqej Peci bashkë me Dobrën.

    Bastisja e sot vjen vetëm pak orë pasi në media u raportua se Ministria e Faton Pecit pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë.

    Në lidhje me këtë raportim gjatë ditës Ministria e Bjuqësisë doli me një reagim duke i quajtur shpifje këto raportime.

    Sipas Ministrisë që ka publikuar edhe pamje të gjendjes në të cilën kishte qenë objekti, shuma ka përfshirë punimet, pastrimin dhe kthimin e objektit në pikën zero para nisjes së renovimit, i cili përfshiu kulmin e plotë, dyert dritaret, nyjet sanitare, banot, dyshemtë, rrjetin energjetik, ngrohjen qendrore dhe rrjetin e internetit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!