×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu për shtëpinë e re të Albin Kurtit: E ka paramenduar ende pa hyrë në të

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 7:42

    Albin Kurti pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës ka ndërruar shtëpi, e cila sipas raportimeve është rreth 520 metër katror, gjë e cila ka shkaktuar dhe polemika.


    Sipas analistit Baton Haxhiu, kryeministri i Kosovës e ka paramenduar vilën e tij ende pa hyrë në të, ashtu siç ka projektuar dhe jetën e tij në një vilë ende pa e marrë një të tillë.

    Akomodimi në një vilë të asaj madhësie me argumentin “për motive sigurie”, në gjykimin e analistit është thjeshtë një frazë e njohur në jetën e politikanëve.

    Ndërkaq befasia e analistit Andi Bushati në këtë situatë, lidhej me komentet e ithtarëve të politikanëve me vila.

    Sipas tij komentet duhet t’i bëhen vazhdimisht Albin Kurtit, për t’i kujtuar se në fjalimet e tij ka thënë se do të zgjerohej vetëm nëse i duhej më shumë hapësirë për libra por nuk duhet ngatërruar ky lloj komenti me hipokrizinë e atyre që komentojnë vetëm vilën e Albin Kurtit dhe harrojnë politikanët e tjerë.

    “Ne mund të ngrinim një kauz për vilën e Albin Kurtit, kur Albin Kurti të fillonte të jepte tendera të pandershëm, do fillonte të ushtronte një pushtet autoritar, do shembte ne dru protestuesit e opozitës, do futej në afera korruptive. Pra, atëherë debati për vilën do merrte një kuptim,” – u shpreh Bushati.

    Çfarë i përplasi analistët ishte qëndrim i Baton Haxhiut për zhvendosjen e Ramës nga një shtëpi ne një vilë me sipërfaqe të madhe dhe zhvendosjen e Kurtit nga 60 në 500 metër katror.

    Sipas Andi Bushatit, për Ramën, analisti Haxhiu nuk ka shprehur asnjë përshtypje të gabuar ndërsa te Kurti, kjo zhvendosje e shqetëson, gjë që u kundërshtua nga Baton Haxhiu.

    “Shtëpia e Edi Ramës në Surrel, është më e lirë se secila shtëpi që e kam parë përreth,” – tha Haxhiu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!