×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: S’do të pranojmë asnjë veprim të mëtejmë provokues

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 19:16
    Flamuri i Kosovës dhe ai i Bashkimit Evropian. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Bashkimi Evropian ka dënuar tensionet e së premtes në veri të Kosovës duke thënë se nuk do të tolerojnë më aktet provokuese e të njëanshme të dhunës.

    Në një reagim, nga BE thonë se dënojnë fuqishëm përplasjet mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë të veriut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Të njëjtit kanë dënuar edhe sulmet ndaj EULEX-it.

    “Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht”, thuhet në reagimin e BE-së.

    “Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet tutje.

    BE konsideron se zgjedhjet e 23 prillit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate.

    ”Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, përfundon deklarata e BE-së. /Reporteri.net/.

    Blinken i prerë me Kurtin: Ndalo këto masa të dhunshme dhe ripërqendrohu në dialog

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!