Në zgjedhjet e përgjithshme të Bosnje-Hercegovinës, pala serbe e entitetit të BeH-së, “Republika Srpska”-s ka konfirmuar fitoren e kandidates së Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), Zheljka Cvijanoviç si Anëtare serbe të Presidencës tripalëshe të BeH-së, si dhe kryetarin e SNSD-së, Milorad Dodik, si president të “Republika Srpska”-s, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga socialdemokratët boshnjakë, Denis Beçiroviç, kryetar i koalicionit 11-partiakësh, ka mposhtur kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç, duke e siguruar pozitën e Anëtarit të Presidencës trepalëshe të BeH-së.
Derisa pala boshnjake dhe serbe, kanë konfirmuar fitoret për pozitat presidenciale, ende nuk janë përmbyllur rezultate për anëtarin kroat të Presidencës, ku gjer më tani, me rreth 80% të votave të numëruara, Kryetari i Frontit Demokratik, Zheljko Komshiç, po kryeson me 53% të votave ndaj kandidates së Unionit Demokratik të Kroatëve (HDZ BiH), Borjana Krishto, e cila numëron 46% të votave./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.