×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Bedri Hamza: Qeveria ka injoruar kërkesat e PDK-së për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 20:22
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kuvendi i Kosovës nesër në orën 10:00 do të hedh në votim për të shtatën herë me radhë, Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.


    Për këtë çështje, Bedri Hamza, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë në REPORTERI/INTERVISTA se si parti opozitar janë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët me qeverinë për këtë çështje, por sipas tij kjo e fundit nuk po reflekton dhe ka injoruar totalisht iniciativën e partisë së tij.

    Hamza thotë se qeverisë qeverisë së kaluar por edhe aktuales, ju ka munguar vizoni dhe janë vonuar në trajtimin dhe adresimin e sfidave që po përballet ekonomia si rezultat i pandemisë.

    Sipas tij nëse PDK nuk do ta kishte tejkaluar rolin e vet politik dhe me vendos interesin e shtetit para interesit politik, nuk do të ndodhte as votimi i rishikimit të buxhetit dhe nuk do të mund të kryheshin as pagesa prej 170 eurove, si dhe të tjerat.

    “Ne qysh në prill e kemi proceduar ligjin që i lehtëson efektet e ekonomisë në pandemi, sepse kemi qenë të sigurt që përveç në asepktin shëndetëso, efektet ekonomike do të jenë të mëdha. Ne kemi propozuar të ketë ndihmë për sektorin, të punësuarit në sektoprin privat, pensionistët, kategoritë e dala nga lufta, ndërmarrjet eksportuese dhe kategoritë e tjera. Është e pashpjegueshme dhe e dëmshme pse me procedura burokratike është penguar kjo iniciativë ligjore dhe nuk është vendosur në rend dite deri tani. Kemi qenë të hapur që të bashkëpunojmë dhe t’i inkorporojmë ato që duan t’i fusin (qeveria), t’i heqim këto çka janë tejkaluar dhe të vendosim ndonjë masë të re dhe të ecim përpara”.

    “Gjithsesi kemi bërë ftesë publike, që bashkërisht ta bëjmë një pako mbi bazën e nevojave aktuale dhe ideve më të mira, se ekonomia e ka gjendjen e keqe. Pako e qeverisë nuk është gjithëpërfshirëse, fokusin e ka vendos si masë popullsite, tërheqjen e 10 % te Trustit, shumica e njerëzve nuk e kanë shikuar përmbajtjen e pakos, po janë fokusuar a me heq, apo jo 10 % të Trustit. Ne kemi propozuar një iniciativë tjetër, amandamentimin e ligjit të Fondit të Kursimeve Pensionale dhe realisht njerëzve t’iu mundësohet tërheqja e këtyre. Kemi dallime, qeveria nuk ka reflektuar, e ka injoruar totalisht iniciativën e PDK-së, që e them sigurt se është më e përshtatshme për biznesin”, ka deklaruar Hamza.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!