×
  • Lajme
  • Lajme / Kandidati për kryeministër nga PDK

    Bedri Hamza takon të rinjtë në Ferizaj: Së bashku ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 16:06

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka takuar sot të rinjtë nga regjioni i Ferizajt, me të cilët thotë se ka biseduar për krijimin e mundësive të reja për ta për tregun e punës, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë bashkë më të rinjtë të cilët janë plot energji së bashku do ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë për tv jetuar.

    Postimi i tij:

    Edhe një takim i mrekullueshëm me të rinj, por kësaj radhe nga regjioni i Ferizajt. Nën hijen e pemëve të këtij plantacioni për të cilin kujdesen vetë disa prej tyre, biseduam për shumë mundësi të reja që synojmë t’i krijojmë për të rinjtë e përgatitur për tregun e punës.

    Pjesë e takimit ishin kryesisht të rinj që merren me bujqësi e blegtori, të cilët e punojnë vazhdimisht tokën bujqësore.

    Jemi të bekuar me të reja e të rinj të talentuar, të cilët janë plot me energji për të punuar dhe për t’u përfshirë në vendimmarrje, që së bashku ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!