×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi në dialog

    Begaj takim me Lajçak: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për rikthimin në tryezën e dialogut

    Reporteri
    23 Shtator 2023 | 18:38

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Pērgjithshme të Kombeve të Përgjithshme u takua edhe me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Presidenti shqiptar  e siguroi Lajçakun se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

    Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

    Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

    Kurti tha se në Bruksel propozoi një plan për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

    Kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

    Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!