×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit, 82 deputetë në sallë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 20:10

    Gati me dy orë vonesë ka filluar seanca e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.


    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në sallë janë të pranishëm 82 deputetë, që nënkupton se është bërë kuorumi për zgjedhjen e presidentit, shkruan Reporteri.net.

    Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.

    Dy kandidatët për president vijnë nga ‘Lista Guxo’ dhe janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

    Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

    Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

    Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!