×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për Shqipërinë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 14:05

    Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se familja e tij ka ndarë një milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.


    Pacolli ka thënë se ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt, shkruan Reporteri.net.

    Pacolli po ashtu ka njoftuar që ai dhe familja e tij në mënyrë të organizuar do të pranoj qindra familje këtu në Prishtinë.

    Njoftimi i plotë:

    Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

    Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

    Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

    Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

    Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

    Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

    Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!