×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli mohon se do t’i bashkohet qeverisë Kurti

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 17:38

    Dy deputetët e vetëm të Aleancës Kosova e Re (AKR) në këtë legjislaturë, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi-Krasniqi, do të mbesin në opozitë.


    Kështu ka thënë në një përgjigje për Indeksonline, vet drejtuesi i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, pas publikimit të lajmit në media se AKR do ti bashkohet qeverisë Kurti.
    “Asgjë nuk është e vërtetë.

    AKR nuk ka pasur takime me asnjë përfaqësues të koalicionit aktual dhe deri më tani nuk ka folur me askënd për përfshirjen e saj më këtë koalicion. Siç thashë para qytetarëve gjatë formimit të qeverisë së re, AKR do të mbetet në opozitë dhe do të jetë konstruktive dhe shtet-ndërtuese”, ka thënë Pacolli.

    Kujtojmë që, AKR ishte pjesë e qeverisë së kaluar Haradinaj, derisa vet Pacolli mbante dy poste, atë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!