Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në Komisionin për Çështje të Sigurisë ku po raporton drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se duhet të merren urgjentisht masa, pasi sipas tij qyteti i Pejës është shndërruar në “qytet të fajdeve”.
Ai ka thënë se qytetarëve po u merren pronat në emër të fajdeve dhe kjo po tentohet të legjitimohet, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ka vite që kom kërku me hetu se çka po ndodhë në Pejë, pse ai qytet është ba qytet i fantazmave prej vrasjeve dhe nuk përgjigjet kush. Hetimet nuk janë kërkun. Tash më e keqja Peja prej qytetit fantazmë të vrasjeve e hakmarrjeve ka kalu në qytet të fajdeve. Do me thënë krijohet pasiguri për qytetarët që ua marrin pronat në emër të fajdeve qytetarët. Policia është e njoftuar dhe kjo ka me dalë. Qytetarët janë lodhë prej fajdexhinjve”, ka thënë Bekë Berisha.
Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë është duke vazhduar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.