×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha: Të tjerët nuk guxuan, qiky Avdullah Hoti me syza e mori guximin e shkoi në Amerikë

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 16:14

    Ka nisur seanca e Kuvendit ku në interpelancë për të raportuar për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion është kryeministri, Avdullah Hoti.


    Deputeti i AAK-së në këtë seancë ka folur për shumë tema, ndër të tjera edhe për marrëveshjet e Uashingtonit, shkruan Reporteri.

    Ndër të tjera Berisha ka thënë se shumë politikanë në Kosovë nuk e kishin guximin të shkonin në Shtëpinë e Bardhë por këtë e kishte Avdullah Hoti, të cilin e ka quajtur “Avdullah Hoti me syza”.

    “Kryeministër të kanë zgjedhë me shku në negociata me Serbinë se shumë prej burrave që na shitshin patriotizëm nuk kanë guxu me shku. Se Trumpi, ai nuk ti vetë letrat. Qiky Avdullah Hoti me syza e mur guximin e shkoj në Amerikë”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!