Ish deputeti i PDK-së dhe kandidati për deputet, Bekim Haxhiu ka thënë se s’ka asnjë logjikë që PDK-ja të rrijë në sallën e Kuvendit dhe t’ia bëjë votat për presidente, Vjosa Osmanit.
“Ajo (Vjosa Osmani) sapo pati hyrë në Kuyvend e pati hequr fotografinë e Thaçit që ishte president i zgjedhur. PDK-ja nuk i ka borxh as zotit Kurtit e as zonjës Osmani”, tha Haxhiu, shkruan.
Sipas tij, nëse Kurti dëshiron ta bëjë presidente Osmanin, ai duhet t’ia sigurojë votat asaj.
“Nëse nuk ia siguron votat zonjës Osmani, vendi do të shkojë në zgjedhje sërish”, ka thënë Haxhiu në ATV.
Tutje ai tha se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është diskutuar në PDK, por sipas tij, bëhet fjalë për parime.
“Nëse dëshirojnë të zgjedhim një kandidat konsensual për president, atëherë mund të flasim”, shtoi ai.
I pyetur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe atë të Murat Jasharit si kandidat i mundshëm konsensual, Haxhiu u përgjigj kështu: “Për familjen Haradinaj dhe për familjen Jashari, unë në Kuvend do të kem votë gjithmonë, pavarësisht si do të jetë vendimi i partive”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.