Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka komentuar sondazhet e fundit në Kosovë të cilat e kanë nxjerrë si liderin më të preferuar në Shqipëri.
Ai ka thënë se “shpirtin e ka në Shqipëri, derisa zemrën në Kosovë”, derisa ka shtuar se nuk do të ketë asnjë funksion politik përveç të qenit deputet.
“Unë më 26 qershor të vitit 2013 kam dalë përfundimisht nga çdolloj funksioni politik përveç deputeti. Nëse shpirtin e kam në Shqipëri, atëherë zemrën e kam në Kosovë ose anasjelltas. Ndjek me interesin më maksimal zhvillimet dhe jam optimist se periudha e pazareve jashtëzakonisht të dëmshme ka marrë fund. Kosova do të faktojë se nuk i ka askujt borxh mbi tokë, por ajo do të di të ndërtojë marrëdhëniet më të mira dhe të shndërrohet në një shembull frymëzues për vendet e rajonit. Shembull frymëzues për vendet e rajonit”, tha Berisha për Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.