×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri i AAK-së i thotë Kurtit: Gjithnjë ke adresuar vetëm të zezën

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 18:41

    Besnik Tahiri, deputet nga AAK ka thënë se partia e tij e merr përgjegjësinë e opozitarizmit.


    Ai tha se do ta ballafaqojnë qeverinë Kurti me çështjet që i ka adresuar gjatë të qenit në opozitë.

    “Logjika e z.Kurtit ka qenë çdo herë kritika, kurrë alternativa, gjithnjë e ka adresuar vetëm të zezën”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej tha se Republika e Kosovës nuk do të bëhet shtet parti.

    “Ky shtet e ka një histori, të lirisë dhe shtet ndërtimit. Ky shtet nuk do të bëhet shtet parti, jeni fitues, veproni me dinjitet”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!