×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e policisë

    Bie ashensori i një banese në Vushtrri, lëndohen dy gra

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 10:34

    Dy gra kanë marrë lëndime trupore mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në ashensorin e një banese në Vushtrri.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Rasti është iniciuar dhe hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Vushtrri 22.07.2024, 22:38 në rrugën ’Ismajl Qemajli’, Vushtrri. Është raportuar se dy viktimat, kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ “, ka thënë Zahiti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!