×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie faqja e aplikimit për vaksinim kundër COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 11:48

    Ka rënë nga sistemi faqja që shërbente për të aplikuar rreth vaksinimit kundër COVID-19 në vend, shkruan Reporteri.net.


    Platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/ ka lansuar një aplikacion ku mund të aplikoni për vaksinimin anti-Covid. Bëhet fjalë për  opsionin “Aplikimi për vaksinim kundër Covid-19”.

    Kjo uebfaqe ka rënë menjëherë nga sistemi dhe për momentin nuk është e qasshme.

    Të dielën në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID të kompanisë AstraZeneca, i cili përmban 24 mijë doza të kësaj vaksine.

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!