×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhëna të ASK-së

    Bislimi: Ka rënie të papunësisë nga 11.8% në 10.7%

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 18:02

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke iu referuar disa të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka një rënie “të mëtejme” të papunësisë, përcjell Reporteri.net.

    “Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

    Gjithashtu, Bislimi thotë se në tri vitet e fundit, “indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë”.

    “Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, shton ai, ndërsa në fund të postimit ka publikuar edhe një link të ASK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!