×
  • Lajme
  • Lajme

    Piraj e quan çmenduri mbylljen e kufirit, thotë se Shqipëria edhe Kosova nuk janë sa një lagje e Stambollit

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 11:56

    Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj ka reaguar pas vendimit të fundit për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri, pas përhapjes së koroavirusit. 


    Piraj këtë vendim e quan çmenduri, duke thënë se Shqipëria edhe Kosova të dyja bashkë nuk janë sa një lagje e Stambollit.

    “Çmenduria më e madhe që lexova sot se Shqipëria e paska mbyllur kufirin me Kosovën shkaku i virusit!

    Po më duket se nime Edi po mendon se ne në Kosovë e kemi krijua virusin në laborator!

    Edhe Shqipëria edhe Kosova te dyja bashkë nuk janë sa një lagje e Stambollit”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri gjatë ditës së sotme ka arritur në 33.

    https://www.facebook.com/burimpiraj/posts/10216217085115717

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!