×
  • Lajme
  • Lajme

    Blendi Fevziu prezanton prindërit e tre vëllezërve Bytyçi: Lindën në Çikago, erdhën e luftuan për Kosovën, dhe u vranë nga serbët

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 13:23

    Pjesë e 110 vjetorit të VATRËS në New York ishte edhe gazetari Blendi Fevziu i cili përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi me prindërit e tre vëllezërve Bytyqi me prejardhje nga Kosova.

    Fevziu shkruan se rre vëllezërit, Agroni, Mehmeti dhe Ylli ia dolën luftës, por u ekzekutuan nga serbët në mënyrë makabre kur ndihmuan një familje për tu kthyer në serbi, derisa eshtrat e tyre u gjetën në vitin 2001.

    Postimi i plotë pa ndëhyrje:

    Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret.

    Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova.

    Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luften e Kosoves. Ata ja dolen ne lufte por ne ditet e para te paqes vendosen te ndihmojne nje familje per tu kthyer ne Serbi.

    Nuk dihet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne menyre makabre. eshtrat e tyre u gjeten ne 2001. Me gjithe kembenguljen e SHBA per sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush su denua per ekzekutimin e tyre pa gjyq.

    Ata dhane jeten per vendin e tyre, ndersa dy prinderit e tyre mbysin trishtimin per vdekjen e tre djemve.

    Qe rane deshmore per Lirine qe Kosova feston sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!