×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Maqastena nga Podujeva po vazhdon të mbahet në burgun e Serbisë

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 20:16

    Blerim Maqastena po mbahet i paraburgosur në Serbi që nga dhjetori i vitit të kaluar, familjarët shpresojnë në lirim të tij.


    Ka dy muaj që po mbahet në paraburgim në burgun e Serbisë.

    Blerim Maqastena po mbahet i paraburgosur për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Mirovcë.

    Në momentin që ishte gjetur nga Policia kufitare serbe, atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje të lëshuar nga MPB në Kosovë.

    E tani Maqastena është duke u ngarkuar me dy vepra penale atë të “kalimit ilegal të kufirit” e atë të “armëmbajtjes pa leje”.

    Familjarët e Blerimit thonë që gjendja e tij shëndetësore është e mirë e që nuk është keqtrajtuar asnjëherë nga autoritetet serbe.

     

    Zhurma mediatike sipas familjarëve është një arsye më shumë që organet e drejtësisë në Serbi po e ngadalësojnë procesin.

    Ndërsa, që nga fillimi afër familjës Maqastena i ka qëndruar edhe komuna e Podujevës.

    Ndërkohë, nga ministria e punëve të jashtme siç duket nuk janë shumë me këtë rast.

    Ky institucion, nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje komunës së Podujevës në lidhjet me veprimet eventuale të ndërmarra.

    Ndërsa shefi i misionit diplomatik në Beograd, Jetish jashari nuk ka pranuar të flas rreth kësaj çështje.

    Ai ka thënë që me rregullat e brendshme të MPJD-së, nuk kanë të drejtë të bisedojnë me mediat në Kosovë.

    E Ministria e Jashtme nuk është përgjigjur interesimit të Televizionit 7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!