×
  • Lajme
  • Lajme

    Blic: Shtëpia e re me qira e Kryeministrit Kurti është pronë e ish-aktivistëve të zjarrtë të LDK-së

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 13:52

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk do të jetojë më në banesën 60 metra katror.


    Kurti është zhvendosur në një shtëpi në  lagjen Taslixhe të Prishtinës.

    Burime të Gazeta Blic bëjnë të ditur se shtëpia që gjendjet në lagjen “Tasilexhe” është e vëllezërve Zagragja.

    Shtëpia në të cilën është vendosur kryeministri me familje është në emër të Blerim Zagragjës një djalë i lindur dhe rritur në këtë lagje, por që në vitet e 90-ta kishte shkuar azil në njërin nga vendet skandinave.

    Sikur Blerimi, njësoi kishin veprua dhe vëllezërit e tjerë Besim e Arsim Zagragja të cilët tash e një kohë jetojnë në Londër.

    Kush janë vëllezërit Zagragja?

    Aktivitstë të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Londër për disa vjet e që bashkë më ta në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte edhe Blerim Zagragja, shtëpia e të cilit sot shërben për të jetuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Sot të gjithë ata, secili prej tyre kanë një mbështetje të jashtëzakonshme për Lëvizjes Vetëvendosjes, gjegjësisht kryetarin e kësaj Lëvizjeje që tashmë është zgjedhur shef i ekzekutivit.

    Gazeta Blic ka kontaktuar me njërin nga vëllezërit e familjes Zagragja i cili jeton në Kosovë e që e ka konfirmuar se Albin Kurti është zhvendosur në shtëpinë e tyre, por që nuk ka dashur të jap detaje më shumë.“Diçka e di e diçka nuk di, për rastin e shtëpisë nuk është fer nga ana jonë të flasim…. për këtë çështje mos prisni që edhe vëllezërit e mi të flasin për këtë punë … ju duhet t`i drejtoheni kryeministrit për këtë”, ka thënë Burim Zagragja njëri nga vëllëzëirt e kësaj familje që jeton e vepron në Kosovë.

    Ai nuk është përgjigjur për marrëveshjen midis kryeministrit Kurti dhe kësaj familje për punën e pagesës së qerasë apo thjesht si përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë “peshqesh’” shtëpinë prej 500 metrave katror ku kryeministri Kurti mund ta kalojë një pjesë të jetës së tij.

    Gazeta Blic ka nisur edhe disa pyetje në adresë të zyrës për media të qeverisë së Kosovës , gjegjësisht zëdhënësit të Qeveri Përparim Kryeziu por i cili nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me interesimin për zhvendosjes e Kurtit në këtë shtëpi, marrëveshjen për qera apo çdo gjë tjetër që lidhet me këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!