Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, janë takuar sot me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, si dhe sindikatën e Telekomit të Kosovës, pas bllkokimit të llogarive shkaku i borxheve.
Bazuar në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, për këtë çështje nuk është ofruar ndonjë zgjidhje, ani pse nëse xhirollogaritë nuk zhbllkokohen brenda dy ditësh, rreth pesë mijë punëtorë të këtyre ndërmarrjeve mund të mbesin pa paga.
“Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme të cilat po i shkaktojnë dëme financiare. Prandaj, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të bashkëpunojë me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, në përgatitjen e planit të biznesit për tejkalim të situatës. Kryeministri Hoti, bashkë me Ministrin Kuçi, sot ka takuar edhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, të cilës po ashtu u janë bllokuar llogaritë, edhe pse në tre muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka performuar pozitivisht”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Ndryshe, punëtorët e këtyre ndërmarrjeve kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se nuk gjendet zgjidhje për këtë çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.