Blloku i partive pro-serbe pas konsultimeve të nisura që nga ora 12:00 për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi bazuar në shumicën e vjetër/re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 20 gushtit 2020, janë deklaruar se kanë arritur pajtueshmëri të nivelit të lartë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, tha se konsultimet do të vazhdojnë në ora 21:00, dhe se “është bërë hap i madh drejt formimit të qeverisë së re”, raportoi portali malazez i lajmeve “AntenaM”.
“Ne kemi vendosur parimin që nuk jemi marrë vesh për asgjë derisa të jemi marrë vesh për çdo gjë. Sot është personi për të cilin është diskutuar si përfaqësues i ardhshëm z. Miodrag Lekiç, kemi pasur një marrëveshje të lartë, askush nuk ka qenë kundër. Por, kemi marrëveshje edhe për programin e Qeverisë, veçanërisht për zgjedhjen e Kuvendit”, ka thënë Mandiç.
Kujtojmë se partitë e ish-shumicës parlamentare në Mal të Zi do të tentojnë sot, në mbledhjen e fundit të përbashkët të përfaqësuesve të tyre, të arrijnë një kompromis për zgjedhjen e qeverisë dhe kryesisë së re të Kuvendit të Malit të Zi.
Në takim morën pjesë liderët dhe zyrtarët e partive të “shumicës së vjetër”: Andrija Mandiç (Nova), Milan Knezheviç (DNP), Branko Raduloviç (PzP), Aleksa Beçiç (Demokratët), Dragan Krapoviç (Demokratët), Danilo Saranoviç ( Demokratët), Vladimir Jokoviç (SNP), Dritan Abazoviç (GP URA), Milosh Konatar (GP URA), Zoran Mikić (GP URA), Miodrag Lekiç (Demos), Goran Danilović (Mali i Zi i Bashkuar), Marko Milaçiç (Prava Mali i Zi), Maksim Vuçiniç (Partia e Punëtorëve) dhe Srxhan Paviçeviç (CIVIS).
Ish-mazhoranca ka mbajtur katër mbledhje në dhjetë ditë, dhe të gjitha, si kjo e sotmja, janë iniciuar nga një prej liderëve të Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiç.
Ia zbuluan financat ruse, çfarë partie është DF-ja në Mal të Zi?