×
  • Lajme
  • Lajme

    Bombë në lokalin e natës ‘Shqiponja’, e më pas edhe rrahje

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 13:29

    Një shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në klubin e natës Shqiponja.


    Reporteri.net nga burime përbrenda policisë merr vesh se një person në parkingun e këtij klubi të natës ka hedhur një bombë të dorës e cila edhe ka shpërthyer, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

    I dyshuari i cili po voziste një veturë të tipit Audi është larguar me shpejtësi në drejtim të Prishtinës, por në ndjekje të tij është vënë një punëtor i lokalit në fjalë.

    Njësitet e policisë në trafik në bazë të informatave që kishin marrë nga personeli i lokalit të natës kanë arritur ta ndalin personin e dyshuar, por aty ka ndodhur një incident tjetër, ku punëtori i lokalit që ishte nisur në ndjekje të të dyshuarit është përleshur me të.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë forenzika dhe njësia për demontimin e minave, të cilët pas arritjes në vendin e ngjarjes kanë njoftuar se bëhet fjalë për një bombë të dorës F1.

    Vetura e të dyshuarit është konfiskuar por brenda saj nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Drenas.

    Policia ka dhënë urdhër që të kontrollohet edhe shtëpia e tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!