×
  • Lajme
  • Lajme

    Bondsteel-i lidhet me rrjetin elektrik të Kosovës, Kurti me ministra shkojnë për ta përuruar

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 19:39

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë qëndruar sot në kampin Bondsteel në Ferizaj, ku është përuruar lidhja e kampit me rrjetin elektrik të Kosovës.

    Ministri Mehaj ka thënë se kjo ngjarje do të ndihmojë për reduktimin e përdorimit të gjeneratorëve ndotës të naftës.

    “Sot së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministrin Aliu, Ministrin Sveçla, Ambasadorin Hovenier, si dhe shumë personalitete tjera përuruam lidhjen e Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës. Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith.Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë. Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!