×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i AKP-së miraton transaksionet e SHAL 51

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 15:14

    Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.


    Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën e aseteve të SHAL 53 si dhe miratoi transaksionet e SHAL 51 e cila u mbajt me 23 tetor 2019.

    Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve, ndërkaq me propozim te menaxhmentit gjithashtu miratoi futjen e NSH Sharrprodhimit ne Administrim Direkt.

    Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet rekomanduese dhe përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!