×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell informon ministrat e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 9:30

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do t`i informojë sot ministrat e jashtëm të vendeve anëtare sot për rezultatet e vizitës së emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë.


    Vizita e Lajçak në rajon do të paraqitet si pjesë e një rishikimi ministror të “çështjeve aktuale” dhe “angazhimeve të fundit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

    Kryediplomati evropian do të informojë gjithashtu ministrat e jashtëm të BE-së në lidhje me situatën në Venezuelë, zhvillimet e fundit në Gjeorgji dhe Birmani.Dy pikat më të rëndësishme në agjendën e Këshillit të BE-së do të jenë marrëdhëniet me Rusinë dhe Turqinë.

    Borell së pari do të paraqesë shkurtimisht zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, pas miratimit të shpejtë të sanksioneve kundër atyre që janë përgjegjës për arrestimin, ndjekjen penale dhe dënimin e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny.

    Një debat ministror pritet gjithashtu, i cili do të shërbejë si një hyrje në debatin strategjik mbi marrëdhëniet BE-Rusi, i planifikuar për në samitin e BE në 25 dhe 26 mars.Përpara Këshillit Evropian më 25 dhe 26 mars, ministrat do të kenë një diskutim strategjik mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Turqi dhe do të vlerësojnë marrëdhëniet në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor dhe çështje të tjera rajonale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!