Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një adresim për media ka dhënë detaje për diskutimet maratonike që kishte sot në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka thënë se ka dakordim sonte dhe se palët janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.
“Jam shumë i lumtur të them se sonte kemi marrëveshje. Pra deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Ky rezultat vjen pas negociatave shumë të vështira, që zgjatën 12 orë. Palët janë pajtuar të zbatojnë të gjitha marrëveshjet në mirëbesim. Ishin negociata të vështira”, tha ndër të tjera Borrell.
Tutje, Borrell ka folur për nenin 7, duke thënë se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb
“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell ndër të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.