×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Borrell: Suksesi i dialogut, çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe BE

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 16:40

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se suksesi në dialogun Kosovë – Serbi është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në vet Bashkimin Evropian.


    Ai ka folur në konferencë për media pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së. Ka treguar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar ministrat për ecurinë.

    “Dialogu Prishtinë – Beograd, Lajçaku e ka njoftuar Këshillin dhe ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë dialogun në një përfundim të suksesshëm. I kërkojmë palëve të punojnë në frymë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit e kompromisit. Suksesi i dialogut është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Këshilli ka ofruar përkrahjen e plotë në këtë aspekt. E përkrahje të fuqishme për punën e Lajçakut”, ka thënë Borrell.

    Kujtojmë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të vijë të martën në Prishtinë.

    Lajmin për ardhjen e Lajçakut në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit.

    “Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Për orën e takimit do të njoftoheni nesër nga zyra jonë, ndërsa rreth agjendës së z. Lajçak ju lutem drejtohuni tek zyra e BE-së në Kosovë”, thuhet në përgjigje e Kryeministrisë.

     

     

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!