Bosnja dhe Hercegovina nuk i pranon rezultatet e referendumeve separatiste të Ukrainës, deklaroi Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të BeH-së, Shefik Xhaferoviç, raportoi Slobodna Bosna, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Referendumet në territoret e pushtuara nga Rusia, përkatësisht në Kherson, Zaporozhi, Donetsk dhe Luhansk, ku mesatarisht “rezultatet” dalin të jenë në 96-98 “për t’u bashkuar me Federatën Ruse”, Xhaferoviç u deklarua në anën e Perëndimit se këto referendume janë të mashtrimta.
“Bosnje-Hercegovina kurrë nuk do t’i njohë referendumet e këtilla, sepse s’kanë bazë ligjore, sepse përbëjnë shkelje të egër të Kartës së OKB-së që për qëllim kanë aneksimin e dhunshëm të territorit të një shteti sovran”, ka thënë kryesuesi boshnjak i Presidencës.
“Dhe, përtej paligjshmërisë së tyre, fakti se ato [të ashtuquajtura referendume] po mbahen në kushte okupimi ushtarak i bën ato jodemokratike. Në pajtim me qëndrimin zyrtar të Ukrainës, Bosnje-Hercegovina qëndron në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe do të qëndrojmë në anën e shumicës së komunitetit ndërkombëtar”, është shprehur ai.
Në Presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, anëtari serb i saj, Milorad Dodik, qëndron në anën e agresionit rus, përçka për luftën në Ukrainë ai fajëson Perëndimit dhe NATO-n.
Kohëve të fundit, Dodik udhëtoi për në Moskë për të takuar Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, për të dytën herë që nga invazioni ushtarak rus i Ukrainës./Reporteri.net/