×
  • Lajme
  • Botë

    ​Ish-ministri austriak i Financave dënohet me tetë vjet burg

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 21:39

    Ish-ministri austriak i Financave është dënuar me tetë vite burg pas skandalit të korrupsionit të niveleve të larta.


    Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor pasi kishte shitur mijëra apartamente në pronësi publike. Akuzat që e dërguan pas hekurave ish-ministrin e Financave ishin marrja e ryshfetit dhe falsifikimi i provave.

    Gjithashtu Gjykata e Vjenës kaq bërë më dije se ish-ministri austriak ishte përfshirë në vendosjen e gjobave dhe shantazheve.

    Ai u akuzua se përfitoi më shumë se 9 milionë euro nga aferat korruptive, ndërsa përpara gjykatës i mohoi akuzat dhe tha se do të apelojë çështjen.

    Katërmbëdhjetë të pandehur u përballën në Gjykatën e Vjenës me një seri akuzash që nga pastrimi i parave tek mashtrimi dhe deri te falsifikimi i provave.

    Gjykata tha se ai u përfshi në një skemë korruptive të privatizimit të më shumë se 60 mijë apartamente publike.

    Ish- ministri favorizoi një nga ofertuesit e tenderit i cili i pagoi atij dhe dy zyrtarëve të tjerë 1% të vlerës së blerjes e barabartë me shumën e më shumë se 9 milionë eurove.

    Të dy zyrtarëve të tjerë u dha gjithashtu dënim me burg. Gjykata zbuloi se këto para u ndanë në tre llogari bankare me destinacion Liechtenstein.

    Avokati i Grasser e përshkroi vendimin e gjykatës si një “gjykim të gabuar” dhe tha se do ta çonte çështjen në Gjykatën e Lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!