×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    1.9 trilionë dollarë investime, Kongresi miraton paketën e Biden

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 22:45

    Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar paketën me vlerë 1.9 trilionë dollarë të presidentit Joe Biden, pas një kundërshtimi të ashpër nga republikanët.

    Paketa që parashikon investime në infrastrukturë, programe sociale dhe në tranzicionin drejt energjisë alternative, konsiderohet një kolonë e rëndësishme e agjendës së presidentit Biden.

    Miratimi erdhi pas një seri shtyrjesh. Tani, projektligji do të shkojë për miratim në Senat, ku pengesat pritet të jenë të mëdha.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!