×
  • Lajme
  • Botë

    100 turistë bllokohen në hotel pasi një person u diagnostifikua me coronavirus

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 15:00

    Një mijë persona që po qëndronin në një hotel në Tenerife, janë karantinuar pasi një mysafirë italian bëri testin dhe u vërtetua që ishte sëmurë me coronavirus.


    Autoritetet shëndetësore në ishujt Kanarie urdhëruan mbylljen e hotelit H10 Costa Adeje Palace në jug të Tenerife, të hënën pasi Spanja priste prova përfundimtare të rastit të tretë të virusit.

    Edhe pse nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar por u pa që hoteli ishte karantinuar dhe policia po qëndron duke mos e lënë asnjë nga të ftuarit të largohen nga kompleksi, transmeton kp.

    Një pushues në këtë hotel tha se jemi mbyllur në dhomat e tyre dhe siç mund ta shohin jashtë hotelit janë shumë policë dhe rreth 50 punonjës të hotelit, ndërsa shtoi se u është kërkuar që gjithë vizitorët të qëndrojnë në dhomat e tyre.

    Spanja ka dy raste të konfirmuara të koronavirusit – një në ishullin e largët Kanarinë të La Gomera dhe n jë tjetër në ishullin Balearik të Mallorca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!