×
  • Lajme
  • Botë

    18 mijë afganë janë evakuuar nga Kabuli

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 18:50

    Pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, mësohet se janë evakuuar mbi 18,000 njerëz nga Kabuli ka deklaruar një zyrtar i NATO -s për The Times of Izrael ditën e sotme.


    Ai është zotuar se do të të dyfishojë përpjekjet e evakuimit ndërsa shtohen kritikat ndaj trajtimit të krizës nga vendet e Perëndimit.

    Mijëra njerëz, të dëshpëruar për t’u larguar nga vendi, ende po dynden në aeroport , edhe pse talebanët u kanë bërë thirrje atyre se nëse nuk kishin dokumente legjitime të udhëtimit të ktheheshin në shtëpi, tha zyrtari, i cili nuk deshi të identifikohej.

    Talebanët e morën pushtetin në Afganistan me një shpejtësi befasuese ndërsa trupat amerikane dhe trupat e tjera të huaja po përfundonin tërheqjen e tyre.

    Ditën e dielë, talebanët hynë në Kabul, ndërsa Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke e lënë në mëshirë të fatit. Më vonë ai deklaroi se mori vendimin e duhur, se nëse do të qëndronte do të ishte më keq për afganët. Gjithashtu ai paralajmëroi se do të rikthehej në Afganistan. Vendi që atëherë është në dorë të talebanëve të cilët po shkaktojnë makabritete.

    Talibanët bënë thirrje për unitet përpara lutjeve të së Premtes, duke u bërë thirrje imamëve që të bindin njerëzit të mos largohen nga Afganistani në mes të kaosit në aeroport, protestave dhe raportimeve të dhunës.

    Banorët në Kabul dhe katër qytete të tjera të mëdha thanë se lutjet duket se kanë përfunduar me incidente, megjithëse pjesëmarrja ishte e ulët.

    Një dëshmitar tha për Reuters se disa njerëz u vranë në qytetin lindor të Asadabadit të enjten kur militantët talebanë qëlluan mbi një turmë që demonstronte besnikërinë e tyre ndaj republikës së rrëzuar afgane, ndërsa talebanët filluan krijimin e një emirati, të qeverisur nga ligji i rreptë islamik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!