×
  • Lajme
  • Botë

    20 vjeçarja humb ndjenjat pak minuta pas vaksinimit me Pfizer

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 9:35

    Një vajzë 20 vjeçare është shtruar në spital në Kretë, pasi humbi ndjenjat, pak minuta pasi ishte vaksinuar.


    Pasi humbi ndjenjat, një i afërm i ngushtë i saj që ishte bashkë me të, menjëherë e dërgoi vajzën në një qendër shëndetësore, ku iu dha ndihma e parë.

    Sidoqoftë, siç tha një i afërm i vajzës, asaj i duheshin më shumë se 5 minuta për t’u rikuperuar ndërsa më pas edhe dy herë të tjera humbi ndjenjat.

    “Ajo është 20 vjeç! Nuk kishte probleme shëndetësore, shkonte në palestër çdo ditë”, tha e afërmja e saj.

    Pas kësaj, u gjykua e nevojshme që të transportohej në spital, ku ajo ende po trajtohet.

    Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë gjendje te vajza, apo nëse kishte një problem të mëparshëm shëndetësor.

    Sipas informacionit të fundit që familjarët morën nga mjekët, ekzaminimet e saj deri më tani janë të mira.

    “Sipas informacionit të vlefshëm dhe të sigurt, zhvillimi i shëndetit të saj është i mirë. Është e mundur që stresi që ajo ndjeu pas vaksinimit të shkaktojë një reagim të tepruar të sistemit nervor dhe episodeve të fikëtit”, shkruajnë mediet e huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!