Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjes e së dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës, në oborrin e shtëpisë së tij dhe në prani të djalit.
Beni A. sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar fugonin kur u vra dhe makina ishte ende e ndezur kur mbërriti policia.
Viktima ishte pa precedentë penalë, dhe nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas dëshmitarëve disa plumba u qëlluan drejt tij, por një prej tyre rezultoi të ishte fatal duke e kapur në kokë. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona të largohen nga vendngjarja me skuter, ndërsa policia është ende duke bërë hetime.
Mediat italiane bëjnë të ditur se lagjja Oratorio është tronditur. Në rrjetet sociale famullitari shkroi: “Tingulli i gëzueshëm i kambanave u përzje me shpërthimin e ftohtë të të shtënave vdekjeprurëse”./Albinfo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.