×
  • Lajme
  • Botë

    40-vjeçari shqiptar e josh 14-vjeçaren në Greqi, e çon në hotel

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 12:15

    Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Athinë.

    Mediat greke raportojnë se “mikroskopi” i autoriteteve është përqëndruar dy personat që duket se kanë hyrë në dhomën e hotelit në rrugën Omonia ku 14-vjeçarja është joshur nga autori 40-vjeçar.

    Policia po shqyrton videot nga kamerat e sigurisë së hotelit për të përcaktuar rolin e dy burrave.

    Në orët e para të së dielës, 40-vjeçari me origjinë shqiptare e kishte marrë 14-vjeçaren në dhomën 303 të hotelit, teksa tha se e kishte parë duke ecur e vetme rrugëve. Ai e ka joshur vajzën e mitur të cilën e njihte shumë mirë pasi 40-vjeçari mësohet se kishte miqësi me familjen e saj.

    14-vjeçarja, e cila sipas prindërve ishte zhdukur që prej pasdites së së shtunës, ka postuar në rrjetet sociale një foto nga dhoma e hotelit në orët e para të së dielës. Nëna e saj e pa postimin dhe menjëherë thirri policinë.

    Menjëherë pas kësaj, prindërit e saj kanë mbërritur në hotel dhe kanë gjetur policët duke arrestuar 40-vjeçarin. I akuzuari ka mohuar që të ketë joshur 14-vjeçaren dhe ka tentuar të arratiset.

    Sipas informacioneve, 40-vjeçari mësohet se ka abuzuar me 14-vjeçaren që në verë. Nëna e saj e kishte kuptuar që 40-vjeçari, baba i dy fëmijëve i ishte afruar të bijës dhe ai i tha se e shihte si vajzën e tij.

    Deri më tani, 40-vjeçari mohon akuzat ndërsa vajza po kontrollohet nga mjekët në një spital publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!