×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel e akuzon për mostransparencë Kinën lidhur me coronavirusin

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 19:18

    Angela Merkel është bërë udhëheqësja e fundit botërore që ka akuzuar Kinën për coronavirus.


    Kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit të ishte transparent në lidhje me origjinën dhe transmetimin fillestar të virusit, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

    “Sa më transparente të jetë Kina në lidhur me origjinën e virusit, aq më mirë për të gjithë botën, në mënyrë që të mësojmë prej tij”, ka thënë Merkel.

    Fërkimet midis Kinës dhe Francës dolën në dritë në fillim të kësaj jave kur ambasadori kinez u ftua në ministrinë e jashtme lidhur me një artikull provokues në faqen e internetit të ambasadës.

    Artikulli citoi një diplomat pa emër duke kritikuar reagimin e Perëndimit ndaj shpërthimit të coronavirusit.

    Me 4,648 vdekje, Gjermania ka pësuar pothuajse të njëjtin numër të saktë viktimash me Kinën – 4,636 – por ka konfirmuar pothuajse 62,000 infeksione të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!