Komisioni Evropian ka njoftuar se do të propozojë një ligj për të ndaluar shumimin e kafshëve në kafaz deri në fund të vitit 2023.
Ky propozim vjen pas një peticioni nga qytetarët me 1 milion firma, për ndalimin e shumimit të kafshëve në kafaz, raporton Reuters.
Komisioni deklaron se do të propozojë një ligj që gradualisht do të shfuqizonte dhe në fund të fundit do të ndalonte mbarështimin e kafshëve në kafaze deri në vitin 2027.
“Kafshët janë qenie të ndjeshme dhe ne kemi përgjegjësi morale, shoqërore për të siguruar që kushtet në fermë për kafshët ta pasqyrojnë këtë,” tha komisionerja e shëndetit të BE Stella Kyriakides në një deklaratë.
Ky vendim do të prekë drejtpërdrejt 300 milionë pula, derra, lopë, lepuj, rosa, pata dhe kafshë të tjera të mbajtura në kushte të këqija.
Parlamenti Evropian dhe 27 qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për rregulloren dhe shtetet individuale do të jenë përgjegjëse për zbatimin e rregullave.
Standardet e BE-së për mirëqenien e kafshëve janë ndër më të lartat në botë, megjithëse më shumë se 90 për qind e lepujve të edukuar në BE janë vendosur në kafaze dhe në vitin 2019 gjysma e pulave janë në kafaze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.