×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: Afganët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 20:39

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani, vizitoi Shtëpinë e Bardhë.


    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Biden premtoi mbështetje të vazhdueshme për vendin, edhe pse trupat e SHBA-së dhe NATO-s, pritet të përfundojnë tërheqjen e tyre më 11 shtator.

    Kjo vjen pasi luftëtarët islamikë, talibanë, kapën disa rrethe në një ofensivë të fundit.

    Më herët gjatë kësaj jave, OKB-ja ngriti alarmin për avantazhet e tyre.

    Takimi erdhi një ditë pasi SHBA-ja njoftoi për planet për evakuimin e mijëra afganëve që punuan për ushtrinë amerikane, përpara tërheqjes.

    Zyrtarët e SHBA-s dhe NATO-s kanë thënë së fundmi se talibanët deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të zvogëluar dhunën në Afganistan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!