×
  • Lajme
  • Botë

    Biden do ta bartë pushtetin tek nënpresidentja Harris pasi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje mjekësore

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 16:28

    Presidenti Joe Biden do t’ia transferojë përkohësisht pushtetin nënpresidentes Kamala Harris të premten derisa ta kryejë ndërhyrjen mjekësore të kolonoskopisë.

    Biden do ta zhvillojë tretmanin mjekësor si pjesë e ekzaminimit të tij vjetor fizik, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate, shkruan The Hill.

    “Siç ishte rasti kur presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe procesi i tillë përshkruhet edhe në Kushtetutë, Presidenti Biden do ta transferojë pushtetin tek zëvendëspresidentja për një periudhë të shkurtë kur ai është nën anestezion”, tha Psaki.

    Shtëpia e Bardhë do të publikojë një përmbledhje të rezultateve të ekzaminit mjekësor të presidentit Biden.

    Biden të shtunën mbush 79 vjet, ishte presidenti më i vjetër në histori të SHBA-së në ditën kur u betua si president.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!