×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: S’do të dërgojë më ushtarë në Afganistan

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 23:12

    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka treguar se SHBA-ja do t’i tërheqë të gjitha forcat ushtarake nga Afganistani në fund të muajit gusht dhe se nuk do të dërgojë më shumë trupa në vend për të luftuar.


    Biden është zotuar se SHBA-të do të mbështesin udhëheqësit afganë nëqoftëse ata do të dorëzonin mbretëritë për kontrollim total të territorit të Afganistanit ku SHBA-ja mbikëqyr formimin, raporton Independent.

    “Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa ndonjë pritje të arsyeshme për të arritur një rezultat tjetër”, tha Biden.

    Tutje Biden pyeti se sa vajza dhe djem të tjerë amerikanë janë të gatshëm të rrezikojnë që të shkojnë dhe sa kohë do të qëndronin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!