×
  • Lajme
  • Botë

    Bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohej me COVID-19 mjeku që ishte detyruar të punonte me pacientët e infektuar

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 11:32

    Një mjek rus i cili u ankua se është detyruar të punojnë me pacientët e infektuar me COVID-19 pavarësisht se ai vet ishte duke u shëruar nga ky virus.


    Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, në dy javët e fundit ky është të paktën incidenti i tretë në të cilin mjekët e këtij vendi kanë rënë nga ndërtesat e spitalit në rrethana misterioze.

    Alexander Shulepov është në gjendje kritike me një frakturë të kafkës, pasi ra nga kati i dytë i një spitali, ku po mjekohej për COVID-19.

    Shulepov, 37 vjeç dhe kolegu i tij më 22 prill kishin bërë një video, ku ishin ankuar se mjeku kryesor i spitalit të fshatit Novaya Usman e kishte detyruar atë të punonte, pavarësisht faktit se ai kishte rezultuar pizitiv me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!