×
  • Lajme
  • Botë

    Bie numri i viktimave me COVID-19 në Itali, krahasuar një ditë më parë

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 19:05

    Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur nga coronavirusi 174 njerëz, një rënie e re nga një ditë më parë, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.884 , sipas burimeve zyrtare.


    Numri i infeksioneve totale arrin në 210.717 , me 1.389 raste të reja që u regjistruan sot, një shifër afërsisht e njëjtë me ditët e kaluara, sipas të dhënave të sotme nga Mbrojtja Civile, transmeton Telegrafi.

    Aktualisht njerëzit pozitivë janë 100,179 , që është një ulje në 24 orët e fundit, dhe gjithsej janë shëruar 81,654 persona, ndërsa ata të shtruar në spital dhe ata që pranohen në kujdes intensiv vazhdojnë të bien.

    Italia kaloi fundjavën e fundit në mbyllje të rreptë përpara se të fillonte të hënën e ardhshme 4 rihapjen graduale të aktiviteteve në mes të thirrjeve për maturi. /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!