×
  • Lajme
  • Botë

    Bie shkalla e papunësisë në Eurozonë

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 13:12

    Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2008 në 19 shtetet që përdorin euron, pasi kërkesa e brendshme po vazhdon të rritet, pavarësisht nga ngadalësimi i tregtisë globale.


    Agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian tha të martën se papunësia ra në 7.6% në prill nga 7.7% në mars, ndërsa u shënuan 64000 njerëz më pak si të papunë.

    Shifrat zyrtare gjithashtu treguan se inflacioni (rënia e fuqisë blerëse të monedhës së një vendi) në Eurozonë u zvogëlua në 1.2% në maj nga 1.7% në prill.

    Sa i përket të dhënave të inflacionit, bëhet e ditur se Banka Qendrore Evropiane ballafaqohet me sinjale të përziera. Inflacioni mbetet kokëfortësisht i ulët, pavarësisht nga një program stimulues prej 2.6 trilion euro që përfundoi vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!