Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur mbështetjen për Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.
Ata në një postim në X, falënderuan Joe Biden për karrierën e tij “të jashtëzakonshme” të shërbimit përpara se të thoshin se ata ishin “të nderuar” të mbështesnin Kamala Harris.
Ata thanë se kjo ishte mënyra më e mirë për të ndaluar Donald Trump që të rihynte në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president.
“Ne kemi jetuar nëpër shumë rënie-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump-it”, thuhet në deklaratën e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.