Zyrtarët britanikë kanë thënë se Kina duhet të përgjigjet në disa pyetje në lidhje me informatat që i ka shpërndarë për përhapjen e koronavirusit, por nuk i kanë komentuar akuzat e Shteteve të Bashkuara se Pekini i ka fshehur rastet.
Ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, tha: “Çdo ditë marr buletine të inteligjencës nga agjencitë tona rreth botës. Unë nuk i komentoj buletinet individuale, çfarë kam parë apo çfarë nuk kam parë, kjo do të ishte gabim. Por Kina duhet të jetë e hapur dhe transparente për atë që ka mbështetur, dobësitë dhe sukseset e veta”, tha ai.
I pyetur nëse Kina ka pyetje për t’iu përgjigjur për atë se sa shpejt e ka vetëdijesuar botën për shkallën e krizës, Wallance tha: “Mendoj se po.”
Shtetet e Bashkuara së fundi e kanë forcuar retorikën për fajësimin e Kinës rreth përhapjes së koronavirusit. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, të dielën tha se ka dëshmi që sëmundja ka filluar të përhapet nga një laborator kinez.
Megjithatë, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë arritur në përfundim se virusi nuk është prodhuar nga njeriu dhe nuk është modifikuar gjenetikisht. Uashingtoni deri më tani nuk ka publikuar ndonjë dëshmi se virusi ka rrjedhur nga një laborator, gjë që mohohet prerazi nga Pekini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.