×
  • Lajme
  • Botë

    Britania zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 18:20

    Britania ka shënuar përvjetorin e parë të helmimit të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny duke vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasje”.


    Zyra e Jashtme britanike shtoi më 20 gusht shtatë emrat në listën e sanksioneve, duke ua ngrirë asetet.

    Në listën e personave të sanksionuar janë: Aleksei Aleksandrov, Vladimir Panyaev, Ivan Osipov, Vladimir Bogdanov, Kirill Vasilyev, Stanislav Makshakov dhe Aleksei Sedov.

    Navalny, një kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmurë rëndë teksa po fluturonte nga Siberia. Avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje emergjente në Omsk dhe më pas Navalny u dërgua në spital.

    Disa ditë më pas, ai u dërgua në një klinikë në Berlin për trajtim mjekësor.

    Disa laboratorë kanë thënë se Navalny është helmuar me një agjent nervor, të prodhuar në kohën sovjetike, të grupit Noviçok.

    Navalny e ka fajësuar Putinin për helmimin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

    Navalny u arrestua pasi arriti nga Gjermania në Rusi më herët gjatë këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!