×
  • Lajme
  • Botë

    Britaniku 72 vjeçar rezultoi 43 herë pozitiv me coronavirus

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 9:20

    Shkencëtarët po studiojnë rastin e një burri në Bristol i cili u shërua pas 290 ditëve duke qenë pozitiv me COVID-19.


    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Dave, 72-vjeçar, është një instruktor vozitjeje dhe muzikant, i cili i ka kaluar 10 muajt e fundit me një infeksion aktiv të coronavirusit, duke vizituar spitalin shtatë herë.

    Teksa flet për përvojën e tij, 72-vjeçari thotë për BBC, se ai kishte rezultuar 43 herë pozitiv me coronavirus.

    Sistemi i tij imunitar ishte i ndjeshëm ndaj virusit pas një diagnoze të leukemisë dhe një trajtimi me kimioterapi.

    Dave në fund u trajtua me një përzierje të re të ilaçeve anti-virale të siguruara nga kompania amerikane, Regeneron, në baza dhembshurie.

    Tani shkencëtarët në Universitetin e Bristol po e studiojnë rastin Dave për të provuar dhe për ta kuptuar se si vepron COVID-19 dhe se si pëson mutacion brenda trupit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!